Aktivitete edukuese, argëtuese vijojnë në shkollën e Mesme Profesionale Kamëz, ku pjesë e tyre janë një sërë
konkursesh të zhvilluara në një game të gjerë implementuese.
Një ndër konkurset më të rëndësishme që për të dytin vit radhazi i shoqërohen me cmime të para shkollës tonë ,
është konkursi për “OLIMPIADA E AFTESIVE PROFESIONALE” që zhvillohet në MEGATEK, në
bashkepunim me MASH, MMSR dhe partnerin bashkëpunues GIZ. Nga ky konkurs shkolla jone është përfaqesuar
denjësisht nga dega e Bujqësisë për dy vite radhazi, ku në vitin 2014 nxënësit e Bujqësisë fituan cmimin e parë në
“Kopshtari”, këtë vit u pasua me cmimin e tretë duke qëndruar kështu në radhën e më të mirëve.
Për herë të parë, një iniciative e ndërmarrë në bashkëpunim me VODAFONE ALBANIA, në konkursin e
“OLIMPIADA E AFTESIVE PROFESIONALE 2015 ” mori pjesë dega e TIK ( TEKNOLOGJI
INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI ), ku u fitua cmimi i parë për aplikacionin më të mire, të ndërtuar nga
nxënësit e shkollës tone.
Në konkurs morën pjesë 6 shkolla te Mesme Profesionale në rang Kombëtar.
Konkursi u zhvillua ne MEGATEK me 08.05.2015.