Misioni dhe Organizimi
" Shumë gjëra në jetë mund të presin, por jo FEMIJA. Atij nuk mund te i themi NESER, se koha e tij është SOT."
Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz, ka si mision t’ju japë një përgjigje këtyre fëmijëve dhe t’ju sigurojë edukim të vazhdueshëm, programe mësimore cilësore që realizohen nëpërmjet një teknologjie moderne për të mbuluar nevojat bashkëkohore të komunitetit të së ardhmes së vëndit tonë. Shkolla jonë shërben si urë lidhëse nëpërmjet komunitetit, biznesit dhe institucioneve të arsimit dhe formimit profesional. Objektivi ynë është t’i përgjigjemi në koherencë, nevojave për ndryshim e të rinjve dhe komunitetit për të luajtur një rol në zhvillimin social-ekonomik të vendit.
Objektivat
• Të zhvillojë dhe të mbështesë një mësimdhënie të shkëlqyer.
• Të sigurojë programe që në përfundim të shkollës së mesme ti ndihmojë nxënësit për pranimin në universitete.
• Të ofrojë kurse që lehtësojnë mundësitë e individëve për punësim.
• Të zhvillojë dhe forcojë partneritetin me industrinë, arsimin e mesëm nëpër vëndet më të zhvilluara në Europë.
• Të sigurojë edukim të vazhdueshëm për rritje profesionale, kulturore, ekonomike dhe shoqërore.
Rregulli kryesor i yni është t’i dhurojmë njeri-tjetrit sa më shume dije, mirësi dhe të ndërtojmë marrëdhënie efektive duke synuar realizimin e objektivave tona. Jemi të bindur se një qeverisje demokratike e shkollës është mënyra më e mirë për një drejtim të qëndrueshëm e të suksesshëm, sigurisht në një sistem ku suksesi vlerësohet .
Suksesi është kryefjala e punes sonë.
Të gjithë mund të bëjnë diçka, secili atë që i takon.
Duhet mbajtur parasysh se “të njëjtat forca që pengojnë shërimin mund të jenë të njëjtat forca që kanë shkaktuar sëmundjen”, do të thoshte Frojdi, një shekull më parë…
Roli i arsimit është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik afatgjatë, pa sistem arsimor cilësor. Në tavolinat ku ne qëndrojmë, kemi mësuar gjithmonë një të vërtetë të madhe, përgjigja për të gjitha problemet kombëtare, problemet e botës vërtiten në një fjalë të vetme:
“ARSIMI”