Specializime

ICT Awards III në shkollën e mesme profesionale  Kamëz

ICT Awards ka vijuar me workshopet e tij edhe në Shqipëri, duke filluar me një bashkëpunim me shkollën e mesme profesionale të Kamzës. Ky workshop u mbajt ditën e djeshme, në orën 16:00 pranë ambjenteve të kësaj shkolle dhe zgjati rreth 2 orë. Të pranishëm ishin nxënës të shumtë të shkollës, të apasionuar pas botës së teknologjisë. Këta nxënës u njohën me konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III dhe me mundësitë që ky konkurs ofron për ta.